CyberMK2020

Достапно на / Dispozicion në: македонски (Macedonian)

CyberMK 2020: Gara kombëtare për siguri kibernetike

Informacione dhe rezultate nga gara në:

https://facebook.com/cybermk2020

Zhvillimi i kompetencave në fushën e sigurisë kibernetike është pjesë e strategjisë kombëtare për sigurinë kompjuterike të secilit vend. Është gjithashtu e pranuar gjerësisht që organizimi i garave kombëtare kibernetike kontribuon në zhvillimin e kompetencave midis të rinjve të apasionuar dhe profesionistëve. Zhvillimi dhe organizimi i garës kombëtare kërkon teknologji të përshtatshme, mbështetje dhe bashkëpunim nga më shumë organizata, aktivitete dhe burime të koordinuara, si dhe ekspertizë themelore teknike për krijimin e sfidave dhe ushtrimeve kibernetike. Si rezultat, pak vende sot mbajnë gara kombëtare në fushën e sigurisë kibernetike. Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Qendra Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT do të organizojnë një Garë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike në vend gjatë tremujorit të parë të vitit 2020.

Gara Kombëtare e Sigurisë Kibernetike

Gara e propozuar kombëtare e sigurisë kibernetike do të përdorë një model të bazuar në kompetenca, ku pjesëmarrësit vlerësohen sipas objektivave specifike të të mësuarit, të cilat nga ana tjetër korrespondojnë me profile specifike profesionale.

Garat tradicionale të sigurisë kompjuterike bazohen në vlerësimin numerik dhe rangimin e pjesëmarrësve për mes të cilit përcaktohet fituesi. Qasja e tillë është e mirë, por e kufizuar, pasi nuk siguron qasje në kontrollin e shkathtësive specifike nga fushat e ndryshme të sigurisë kibernetike. Për shembull, garat tradicionale të sigurisë kompjuterike nuk mund t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:

– Cili është niveli kombëtar i kompetencave në fushat e hakimit etik, të mbrojtjes kibernetike, të forenzikës kompjuterike?

– Sa i përket fushës së mbrojtjes kibernetike, cilat janë mangësitë specifike në kompetenca?

– Cila fushë e sigurisë kompjuterike ka talentet më të mëdha?

Përkundrazi, duke vlerësuar pjesëmarrësit përballë fushave specifike të sigurisë kibernetike dhe objektivave shoqërues të të mësuarit, Gara Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do të jetë në gjendje të ofrojë vlerësim të dobishëm për nivelin e kompetencës së vendit dhe të japë përgjigje për pyetjet e mësipërme.

Në fund të garës do të merret një raport që mund të përdoret nga organizatorët, mbështetësit dhe palët e interesuara që më thellësisht të kuptojnë nivelin aktual të kompetencës në vend si dhe të ndihmojë në marrjen e vendimeve të informuara për të përmbushur qëllimet strategjike organizative dhe kombëtare.

Gara Kombëtar e Sigurisë Kibernetike do të përmbajë konkurrim individual dhe ekipor të zhvilluar në faza, për të zgjedhur një numër të finalistëve që do të garojnë drejtpërdrejt në ngjarjen që do të mbahet në fund të muajt mars 2020. Grupmosha e synuar janë të rinjtë e moshës 15-27 vjeç dhe popullata studentore në vend. Gara është projektuar të parashtrojë detyra dhe sfida për pjesëmarrësit në fusha të ndryshme të sigurisë kibernetike siç janë hakimi etike, zbulimi i ndërhyrjeve (sulmeve), forezika kompjuterike, analiza e regjistrave (loggings), Reverse engineering, etj.

Gara do të kombinojë zbatimin e elementeve të projektimit të lojërave dhe parimeve të lojës, me sfida interaktive, për të testuar njohuritë e sigurisë kibernetike në një gamë të gjerë fushash. Gara do të jetë individuale dhe ekipore. Pjesëmarrësit të cilët do të përfundojnë me sukses parakualifikimin, do të jenë në gjendje që, përveç pjesëmarrjes në garën individuale, të krijojnë grupe me nga 3 deri në 5 persona dhe gjithashtu të marrin pjesë në garën përfundimtar të ekipit. Agjencia ka siguruar një fond të caktuar shpërblimesh për fituesit.

Gara është e tipit të hapur, me mundësinë e pjesëmarrjes së një numri të madh të pjesëmarrësve. Të gjitha fazat e garës do të realizohen përmes një platforme online të cilën Agjencia tashmë e ka siguruar dhe mbulon kostot për përdorimin e saj.

Fazat e garës dhe afati kohor

Faza Datat Mënyra e realizimit Përshkrimi
Regjistrimi 01-19 mars 2020  

Online

Fillimi i regjistrimit
Parakualifikimi 16-20 mars 2020  

Online

Pjesëmarrësit e mundshëm do të ftohen t’i
nënshtrohen një testi (të kryejnë detyra) i cili do të konsiderohet si kualifikim për pjesëmarrje në gjysmëfinale
Gjysmëfinalja 25 mars 2020 Online Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ftohen të marrin pjesë në gjysmëfinalen në platformën Cyber Range në vendin e zgjedhur për të zgjedhur finalistët
Finalja 30-31 mars 2020 On site

&

Online

Finalistët do të garojnë në ngjarje drejtpërdrejtë për të zgjedhur 3 fitues kibernetikë dhe 3 ekipe të cilat do të jenë kampionë kombëtarë. Do të jetë një ngjarje dyditore me një program edukativ

Faza 1:Regjistrimi

Në periudhën 01-15 mars 2020, do të hapet regjistrimi për pjesëmarrje në garë.

Gara është e tipit të hapur dhe regjistrimi do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Duke u regjistruar për të marrë pjesë në garë, konkurrentëve do t’u jepet mundësia e hyrjes në platformën online përmes së cilës do të realizohet garimi. Udhëzimet për përdorimin e platformës në gjuhën angleze janë në dispozicion pas kyçjes/regjistrimit të suksesshme, dhe garuesit do të kenë në dispozicion një larmi skenarësh dhe detyrash në gjuhën Angleze të cilat mund t’i përdorin për të testuar dhe pasuruar njohuritë e tyre. Maksimalisht 1000 pjesëmarrës të regjistruar do të lejohen të marrin pjesë në këtë fazë.

Faza 2:Parakualifikimi

Parakualifikimi do të mbahet në periudhën 16-20 mars 2020 si aktivitet online. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar më parë për garim do të njoftohen me e-mail për datën dhe kohën e fillimit dhe përfundimit të fazës. Gjatë kësaj faze, pjesëmarrësve do t’u kërkohet të zgjidhin disa detyra, sfida dhe kuiz nga fusha të ndryshme të sigurisë kibernetike, duke përfshirë hakimin etik, reverse engineering (inxhinierinë prapavajtëse), kriptografinë dhe analizën e regjistrimeve ose kyçjeve (loggings). Fushat e njëjta janë të pranishme në detyrat dhe sfidat e fazave të mëvonshme të garimit. Në fazën e parakualifikimit, maksimalisht 150 pjesëmarrësve do t’u mundësohet të kalojnë në fazën e dytë të garës, të ashtuquajtur gjysmëfinale. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet me rangim (renditje) në bazë të pikëve të fituara nga detyrat, sfidat dhe kuizi, si dhe në bazë të kohës së nevojshme për t’iu përgjigjur të gjitha aktiviteteve të parakualifikimit.

Faza 3:Gjysmëfinalja

Faza gjysmëfinale do të realizohet më 25 mars 2020, përsëri përmes platformës online. Të gjithë pjesëmarrësit që do të zgjidhen për të marrë pjesë në gjysmëfinale do të njoftohen në kohë për kohën e saktë të fillimit si dhe për kohëzgjatjen e garës gjysmëfinale online, përmes telefonit dhe e-postës. Ky informacion do të shpallet publikisht në faqen e garës dhe në uebfaqen e internetit të MKD-CIRT në https://mkd-cirt.mk.

Në gjysmëfinale, konkurrentët/garuesit do të presin sfida të reja nga temat e lartpërmendura në fushën e sigurisë kibernetike, por me më shumë peshë dhe zgjidhja e tyre e suksesshme do të kërkojë më shumë njohuri. 30 pjesëmarrësit më të mirë në gjysmëfinale do të vazhdojnë në fazën finale të garës, duke u renditur sipas pikëve të fituara dhe kohës së nevojshme për t’iu përgjigjur të gjitha aktiviteteve të garës gjysmëfinale online.

Faza 4:Finalja

Faza përfundimtare do të realizohet gjatë një ngjarje dyditore të planifikuar për 30 dhe 31 mars 2020, në Hotel Kontinental, Shkup. Agjenda e punës për ngjarjen ose aktivitetin është dhënë më poshtë në këtë dokument. Pjesëmarrësit e përzgjedhur për të marrë pjesë në finalen e garës do të ftohen të marrin pjesë aktive në ngjarjen ose aktivitetin dyditor dhe gara do të zhvillohet “drejtpërdrejt”, ndryshe nga fazat e mëparshme që kryhen ekskluzivisht online. Pjesëmarrësit do të duhet të sjellin laptopin e tyre për të marrë pjesë në finale.

Në finale, garuesit do t’i presin sfida të reja nga temat e lartpërmendura në fushën e sigurisë kibernetike, por me peshë dhe kompleksitet më të madh, dhe zgjidhja e tyre e suksesshme do të kërkojë njohuri më të thella në krahasim me fazat e mëparshme të garës.

Në pjesën finale të garës, do të zgjidhen fituesit, personat që kanë arritur rezultatet më të mira, një fitues në secilën nga tri fushat e mëposhtme:

  • Hakimi etik dhe eksploatimi i sistemeve (Attacker)
  • Mbrojtja e sistemeve dhe infrastrukturës së TIK (Defender)
  • Analiza e malware-it (softuer qëllimkeq) dhe forenzika digjitale (Responder)

Përzgjedhja e fituesit në secilën nga tri kategoritë do të bëhet duke renditur pjesëmarrësit në finale sipas numrit të pikëve të fituara për detyrat dhe sfidat që janë nga kategoria specifike dhe sipas kohës së nevojshme për të përfunduar sfidat.

Për fituesit në këto kategori, Agjencia e Komunikimeve Elektronike ka siguruar shpërblimet e mëposhtme:

Kategoria Shpërblimi
Attacker (sulmues)në fushën e hakimit etik dhe eksploatimit të sistemeve Kurs për hakim etik, përfshirë certifikimin, gjegjësisht mundësi për të marrë titullin Haker Etik i Certifikuar (Certified Erthical Hacker, Ethical Ninja) në një qendër të autorizuar për trajnim dhe testim + Laptop ose Smartfon*
Defender (mbrojtës) në fushën e mbrojtjes së sistemeve dhe infrastrukturës së TIK Kurs për mbrojtje të rrjetit që zgjat 40 orë, me certifikim të përfshirë, gjegjësisht mundësi për të marrë titullin Mbrojtës i Certifikuar i Rrjetit (Certified Network Defender, Black Bundi) në një qendër të autorizuar për trajnim dhe testim +Laptop ose Smartfon *
Responder (përgjegjës)në fushën e analizës së malware dhe forenzikës kompjuterike Kurs për hakim etik, 40 orë, përfshirë certifikimin, gjegjësisht mundësi për të marrë titullin Haker Etik i Certifikuar (Certified Erthical Hacker, Response Panther) në një qendër të autorizuar për trajnim dhe testim + Laptop ose Smartfon*

* Karakteristikat e pjesës harduerike të shpërblimit do të definohen në mënyrë plotësuese dhe e njëjta do të shpallet publikisht në uebfaqen e garës më së voni deri më 15 mars 2020. Kurset realizohen online për të cilat fituesi do të duhet të sigurojë pajisjen e tij për qasje, ndjekje dhe dhënie të provimit të kursit përmes lidhjes së tij në internet. Bazuar në sigurimin e sponsorizimeve shtesë për garën, organizatori ndërmerr aktivitete për pasurimin e fondit të shpërblimit, për të cilin të gjithë pjesëmarrësit do të njoftohen në kohë përmes njoftimeve në uebfaqen e garës.

Gara finale e ekipit

Konkurrentët që do të marrin pjesë në fazën e gjysmëfinales, do të jenë në gjendje të formojnë dhe paraqesin ekipe me 3 persona që do të marrin pjesë në garën finale të ekipit. Nga ekipet e regjistruara/paraqitura, maksimum 5 (pesë) do të zgjidhen duke renditur numrin e përgjithshëm të pikëve të fituara nga secili anëtar i ekipit dhe kohën totale që u është dashur anëtarëve të ekipit të regjistruar për të përfunduar sfidat e fazës gjysmëfinale. 5 ekipet më mirë të renditura do të njoftohen me telefon dhe e-mail dhe do të ftohen të marrin pjesë në garën finale të ekipit. Gara finale e ekipit do të realizohet me një kohëzgjatje dyditore në 30 dhe 31 mars 2020, në një periudhë kohore të ndryshme nga ajo e garës individuale të finales.

Në garën finale të ekipit, garuesit i presin sfida të reja nga temat e lartpërmendura në fushën e sigurisë kibernetike, por me peshë dhe kompleksitet më të madh, dhe zgjidhja e tyre e suksesshme do të kërkojë njohuri më të thella në krahasim me fazat e mëparshme të garës ku theksi do të jetë mbi punën ekipore dhe shpejtësinë e zgjidhjes së sfidave të parashtruara.

Në pjesën finale të garës ekipore, do të zgjidhen fituesit, ekipet që kanë arritur rezultatet më të mira në tri fushat vijuese:

  • Hakimi etik dhe eksploatimi i sistemeve (Attacker)
  • Mbrojtja e sistemeve dhe infrastrukturës së TIK (Defender)
  • Analiza e malware-it (softuer qëllimkeq) dhe forenzika digjitale (Responder)

Për fituesit në këto kategori, Agjencia e Komunikimeve Elektronike ka siguruar shpërblimet e mëposhtme:

Kategoria Shpërblimi
Attacker (sulmues)në fushën e hakimit etik dhe eksploatimit të sistemeve Kupon me vlerë për kurs për secilin anëtar të grupit *
Defender (mbrojtës) në fushën e mbrojtjes së sistemeve dhe infrastrukturës Kupon me vlerë për kurs për secilin anëtar të grupit *
Responder (përgjegjës)në fushën e analizës së malware dhe forenzikës kompjuterike Kupon me vlerë për kurs për secilin anëtar të grupit *

 

*Fondi i përgjithshëm i shpërblimit për secilin ekip është 140,000.00 denarë. pa TVSH. Çmimet mund të ndryshojnë, dhe pjesëmarrësit do të njoftohen në kohën e duhur. Shpërblimet e propozuara në formë të kurseve realizohen online për të cilat fituesi do të duhet të sigurojë pajisjen e tij për qasje, ndjekje dhe dhënien e provimit të kursit përmes lidhjes së tij në internet. Bazuar në sigurimin e sponsorizimeve shtesë për garën, organizatori ndërmerr aktivitete për pasurimin e fondit të shpërblimit, për të cilin të gjithë pjesëmarrësit do të njoftohen në kohë përmes njoftimeve në uebfaqen e garës.

Pjesëmarrja e profesionistëve të sigurisë kibernetike në garë

Organizatori inkurajon njerëzit që janë të angazhuar profesionalisht në sigurinë kibernetike të marrin pjesë aktive në garë. Ata do të kenë mundësinë të provojnë njohuritë e tyre duke marrë pjesë në garë. Pjesëmarrja e pjesëmarrësve profesionistë është një shfaqje dhe këta njerëz nuk garojnë për çmime. Pjesëmarrësi e deklaron veten si profesionist kur regjistrohet në garë. Këtyre pjesëmarrësve të cilët do të marrin pjesë në fazën gjysmëfinale të garës individuale do t’u ofrohet të regjistrojnë ekipe me 3 (tre) persona. Organizatori do të zgjedhë maksimum 5 (pesë) ekipe të përbëra nga pjesëmarrës profesionistë të cilët do të mund të marrin pjesë në garën përfundimtar gjatë kohës së ngjarjes më 30-31 mars 2020.

 

Pyetjet tuaja në lidhje me garën mund t’i dërgoni në cybermk2020@mkd-cirt.mk