Rezervë (Backup)

Достапно на / Dispozicion në: македонски (Macedonian)

Mbrohuni në internet nga MALWARE!

KOPJE REZERVË E TË DHËNAVE TUAJA (BACKUP)

Sipas sondazhit të fundit të MKD-CIRT, 50% e qytetarëve nuk bëjnë kopje rezervë dhe vetëm 11% bëjnë kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme të paktën një herë në javë.

Mendoni cilat të dhëna janë kritike për punën tuaj. A mblidhni dhe përpunon të dhëna (personale) të përdoruesve të shërbimeve dhe produkteve tuaja, apo ndoshta regjistroni porosi, fatura me llogari bankare. Pastaj mendoni se sa kohë mund të punoni pa ato.

Të gjitha ndërmarrjet dhe të gjithë qytetarët duhet të bëjnë kopje rezervë të të dhëna të rëndësishme, të sigurohen që këto kopje rezervë të mbahen në një vend të sigurt, të njëjtat të azhurnohen dhe prej tyre mund të rikthehen të dhënat. Krijimi i një kopje rezervë siguron që ju të mund të vazhdoni të punoni në rast të incidenteve dhe ndërprerjeve në qasjen e të dhënave origjinale, në rast përmbytjeje, zjarri, dëmtimi fizik ose vjedhjeje të pajisjes dhe dokumenteve. Kopjet rezervë të të dhënave tuaja që mund t’i riktheni shpejt dhe plotësisht janë mbrojtja më e mirë kundër sulmeve kibernetike me softuer të shantazhit -“ransomver” (nga gjuha angleze: ransomware)

KËSHILLA 1: IDENTIFIKONI TË DHËNAT PËR TË CILËT DUHET TË BËNI KOPJE REZERVË

Së pari, identifikoni të dhënat që janë të rëndësishme për punën tuaj dhe pa të cilat organizata juaj nuk mund të funksionojë. Këto shpesh janë fatura, fletëdërgesa dhe dokumente të tjera me të dhëna financiare, personale dhe të ndjeshme. Bëni një kopje të këtyre të dhënave në një pajisje të jashtme dhe ruajeni atë në një vend të sigurt larg pajisjeve në të cilat ruhen të dhënat dhe dokumentet origjinale.

KËSHILLA 2: RUAJENI KOPJEN REZERVË LARG NGA VENDI I PUNËS

S’ka rëndësi nëse kopja ruhet në USB-stick, në disk të jashtëm ose në ndonjë kompjuter të veçantë, kufizoni qasjen në to në mënyrë që:

  • kopjet rezervë të mos jenë në dispozicion për njerëzit e tjerë
  • pajisjet në të cilat janë regjistruar nuk janë të lidhura përgjithmonë (fizikisht ose përmes një rrjeti lokal kompjuterik) me pajisjen në të cilën ndodhen të dhënat origjinale

Nëse pajisja ruajtëse ku është regjistruar kopja rezervë është e lidhur përgjithmonë me rrjetin lokal të kompjuterit, në rast të një infektimit me “ransomware ose me ndonjë softuer tjetër qëllimkeq (“malware”, ang,; mal-ware), atëherë malware mund të transferohet automatikisht edhe në pajisjen për ruajtje. Kjo do të thotë që çdo kopje rezervë e tillë mund të infektohet, duke e bërë të pamundur rikthimin e të dhënave.

Për siguri dhe qëndrueshmëri më të madhe, merrni parasysh ruajtjen e kopjeve rezervë në një vend tjetër fizik, në mënyrë që të mos humbni kopjen rezervë në rast zjarri ose vjedhjeje. Zgjidhjet e ruajtjes në re (Cloud) – Cloud storage (shih më poshtë) janë një mënyrë ekonomike dhe efikase për ta arritur këtë.

KËSHILLA 3: RUAJTJA E TË DHËNAVE NË RE (CLOUD)

Është shumë e mundshme që ju çdo ditë t’i përdorni shërbimet e ruajtjes së të dhënave në re (Cloud). Nëse nuk përdorni serverin tuaj të postës elektronike, porositë tuaja elektronike janë tashmë “në re” dhe janë ruajtur në një server. Shumë shpesh kontaktet e shkruara në celularin tuaj shkruhen automatikisht edhe në re, ashtu si kopja e komunikimit përmes aplikacioneve të tilla si Viber, Messenger dhe WhatsApp.

Shërbimi i ruajtjes së të dhënave në re do të thotë që ofruesi i shërbimeve i ruan të dhënat tuaja në infrastrukturën e tij të disponueshme përmes internetit. Në këtë mënyrë të dhënat ndahen fizikisht nga vendndodhja juaj dhe sigurohet ruajtja e të dhënave dhe sigurimi i ueb shërbimeve pa investuar në pajisje të shtrenjta. Një përfitim shtesë është niveli i lartë i disponueshmërisë ose qasjes. Shumica e ofruesve të shërbimeve të ruajtjes së të dhënave në re ofrojnë hapësirë për ruajtjen e të dhënave falas, por të kufizuar, e cila mund të rritet me një tarifë shtesë.

KËSHILLA 4: KRIJIMI I KOPJES REZERVË (BACKUP) SI AKTIVITET I PËRDITSHËM

Zgjidhjet e ruajtjes përmes rrjetit ose në re (cloud) mundësojnë bërjen e kopjes rezervë automatikisht pa ndonjë njohuri të përparuar teknike. Krijimi i automatizuar i kopjeve rezervë kursen kohë dhe garanton se gjithmonë do të keni versionet më të fundit të dokumenteve tuaja.

Shumë prej këtyre zgjidhjeve janë të lehta për t’u instaluar dhe të përballueshme financiarisht për sa i përket mbrojtjes së të dhënave të rëndësishme që e ofrojnë. Analizoni sa kapacitet ju nevojitet për ruajtjen e kopjes rezervë të të dhënave të rëndësishme, pavarësisht nëse regjistrimin do ta bëni në re ose lokalisht në një disk të jashtëm. Kur zgjidhni mënyrën se si do t’i regjistroni të dhënat, është shumë e rëndësishme të përcaktoni se cila është koha maksimale për rikthimin e të dhënave, gjegjësisht me sa të dhëna të vjetra mund të rikrijoni ato të rejat që i keni humbur në mënyrë të pakthyeshme. Përdorni këtë informacion si një kriter shtesë për zgjedhjen e mënyrës së ruajtjes së kopjes rezervë të të dhënave.