Rreth nesh

Достапно на / Dispozicion në: македонски (Macedonian) English (English)

Neni 26-a i Ligjit për Komunikime Elektronike në përbërje të Agjencisë për Komunikime Elektronike formon një njësi të veçantë organizative – Qendra Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT), e cila paraqet një pikë zyrtare kombëtare të kontaktit dhe koordinimit për trajtimin e incidenteve të sigurisë në rrjetet dhe sistemet e informacionit dhe e cila do të identifikojë dhe do të ofrojë përgjigje ndaj incidenteve dhe rreziqeve të sigurisë.

Qëllimet dhe detyrat kryesore të Qendrës Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike janë:

  • Të sigurojë një rol kryesor në koordinimin e trajtimit të incidenteve te subjektet e përfshira në nivel kombëtar.
  • Të sigurojë përgjigje për trajtimin e incidenteve kompjuterike, duke siguruar shërbimet e nevojshme për abonentin / përdoruesin e tij, në mënyrë që abonenti/ përdoruesi i tij të jetë në gjendje të merret me incidentet në mënyrë efektive.
  • Vazhdimisht të kryej monitorimin e rreziqeve, të merr informacione mbi kërcënimet dhe incidentet kompjuterike (automatikisht ose nga palët e treta) dhe vazhdimisht të ketë indikatorë ose tregues të trafikut keqdashës që hynë ose del nga shteti.
  • Paraqet një pikë zyrtare kombëtare të kontaktit dhe shkëmbimit të informacionit (raporte të incidenteve, cënueshmëri, etj.) si brenda ashtu edhe jashtë vendit me CIRT-et Kombëtare / Qeveritare nga vendet në rajon dhe më gjerë.
  • Të informojë dhe njoftojë abonentët në kohë T’iu sigurojë abonentëve këshilla për sigurinë, informacion paralajmërues të hershëm dhe të veprojë si pikë qendrore për çështjet e sigurisë kibernetike.
  • Të bashkëpunojë dhe shkëmbejë plotësisht informacione me institucionet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e ligjeve, veçanërisht me ato në fushën e krimit kibernetik, si dhe të adresojë siç duhet çështjet ligjore që mund të lindin gjatë një incidenti.
    Vazhdimisht të shkëmbejë informacione, njohuri dhe përvoja me abonentët, të përcaktojë praktika/doracakë më të mirë të sigurisë, si dhe të sigurojë vazhdimisht edukim dhe trajnim për abonentët si dhe për vetë punonjësit në qendër.
  • Të sigurojë ndihmë në procesin e krijimit të Qendrave të Brendshme për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike të organizatave të mëdha që udhëheqin infrastruktura kyçe / kritike të informacionit (publike dhe private) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  • Të rrit vazhdimisht ndërgjegjësimin e qytetarëve për efektet negative të kërcënimeve kibernetike dhe krimit kibernetik.