Malver (MalWare)

Достапно на / Dispozicion në: македонски (Macedonian)

Mbrohuni në internet nga MALWARE!

MBROJTJA NGA SOFTURI QËLLIMKEQ

Softueri qëllimkeq (i njohur si “malware” nga gjuha angleze) është softuer që mund t’ju dëmtojë duke fshirë të dhëna të rëndësishme, duke keqpërdorur pajisjet tuaja për sulme dhe shantazhe duke kyçur ose koduar dokumente, siç ishte dukuria e fundit e WannaCry dhe NonPetya. Forma më e zakonshme e softuerit qëllimkeq janë viruset, programe që vetreplikohen dhe e infektojnë softuerin legjitim. Këtu janë 5 këshilla të thjeshta për zbatim që mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga softueri qëllimkeq dhe parandalimin e dëmtimit.

KËSHILLA 1: SOFTUERI ANTIVIRUS VAZHDIMISHT DUHET TË JETË AKTIV DHE I AZHURNUAR

Softueri antivirus, i cili shpesh përfshihet falas në sistemet operative të njohura, duhet të përdoret në të gjithë kompjuterat, laptopat, tabletat dhe smartfonat. Është e mundshme që kompjuteri juaj dhe pajisja celulare kanë tashmë mbrojtjen e softuerit antivirus që vjen me vetë pajisjen, por zakonisht është falas dhe ofron mbrojtje minimale. Sidoqoftë, merrni parasysh furnizimin e zgjidhjeve të licencuara komerciale për mbrojtje antivirus që do të përmirësojnë sigurinë e pajisjeve tuaja.

KËSHILLA 2: KYÇENI MURIN E ZJARRTË/MBROJTËS (FIREWALL)

Muret mbrojtës krijojnë një “zonë neutrale” midis rrjetit tuaj kompjuterik dhe rrjeteve të jashtme siç është interneti. Sistemet operative më të njohura përfshijnë një mur të zjarrtë falas, i cili aktivizohet lehtë dhe rekomandohet që të jetë vazhdimisht i kyçur ose aktiv.

KËSHILLA 3: MOS SHKARKONI APLIKACIONE TË DYSHIMTA

Kur shkarkoni ose instaloni nga interneti i pajisjes, duhet të përdoren vetëm aplikacione dhe uebfaqe të internetit nga shitoret elektronike të miratuara nga prodhuesi i sistemit operativ (për celularët dhe tabletat janë Google Play Store ose Apple App Store). Këto aplikacione kontrollohen nga prodhuesi i sistemit operativ për të siguruar një nivel të caktuar mbrojtjeje nga softueri qëllimkeq (MalWare) i cili mund të shkaktojë dëme. Mos shkarkoni ose instaloni aplikacione të palëve të treta, nga furnitorë / burime të panjohura ose softueri pirat, pasi ato janë të paverifikuara dhe shpesh përmbajnë viruse ose kod tjetër të qëllimkeq.

Përfshini përdorimin e llogarive “administratore” të përdoruesve vetëm në raste të jashtëzakonshme. Llogaritë e përdorimit për përdorim të përditshëm duhet të kenë vetëm qasje të mjaftueshme për të kryer rolin e tyre, me leje shtesë (dmth. për administratorët) të cilat u jepen vetëm atyre që kanë nevojë për to. Kur krijoni llogari administratori, ato duhet të përdoren vetëm për atë detyrë specifike, kurse për detyrat e përditshme të punës përdoren llogaritë standarde të përdoruesve. Mos kryeni detyra ditore në një kompjuter të kyçur si administratorë.

KËSHILLA 4: MBAJENI PAJISJEN KOMPJUTERIKE TË AZHURNUAR (INSTALIMI I PULLAVE – PATCHING DHE AZHURNIMI – UPDATING DUHET TË BËHEN NË KOHË)

Për pajisjet informatike (kompjutera, laptopa, telefona celularë dhe tableta), sigurohuni që softueri dhe firmueri (Firmware) të azhurnohen gjithmonë me versionet më të fundit nga prodhuesit dhe furnitorët e softuerit dhe harduerit. Zbatimi i këtyre mbindërtimeve (një proces i njohur si instalim i pullave ose “patching”) është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të përmirësuar sigurinë. Sistemet operative, aplikacionet, celularët dhe tabletat duhet të vendosen në “azhurnim automatik” sa herë që është e mundur.

Kur mbaron mbështetja zyrtare për mbindërtime, e ofruara nga prodhuesi i pajisjes ose aplikacioni, atëherë duhet të merrni parasysh rreziqet e përdorimit të mëtejshëm të asaj pajisjeje ose softueri pasi dobësitë e reja të zbuluara nuk do të rregullohen me pullat (patches) nga prodhuesi, gjë që do të rrisë cenueshmërinë ndaj sulmeve dhe do të rrisë rrezikun pas punës. Pas skadimit të mbështetjes zyrtare të prodhuesve për pajisjet dhe softuerin që përdorni, merrni parasysh mundësinë e zëvendësimit të tyre me të reja.

KËSHILLA 5: KONTROLL GJATË PËRDORIMIT TË USB-DISQEVE DHE KARTELAVE TË MEMORIES

USB-disqet dhe kartelat e memories përdoren gjerësisht sot për të transferuar skedarë midis organizatave dhe njerëzve. Mjafton që një përdorues i pakujdesshëm të fus pa dashje një pajisje memorie të infektuar (USB-disk që përmban softuer qëllimkeq) për të bërë dëm. Për shkak se ato bashkëndahen lirisht dhe përdoren shpesh për qëllime private dhe zyrtare, është e vështirë të mbajmë mend se çfarë përmbajnë, ku kanë qenë dhe kush i ka përdorur ato. Mundësinë ose probabilitetin e infektimit me përdorimin e USB-diskut ose kartelës mund ta zvogëloni me:

  • bllokim/ kufizim të qasjes në USB portat fizike të pajisjes ose kompjuterit tuaj;
  • përdorim të veglave antivirus që do të kontrollojnë përmbajtjen e pajisjes sa herë që pajisja e memories lidhet me kompjuterin;

Bëni këto rregulla pjesë të përdorimit tuaj të përditshëm të pajisjes së IT-së dhe internetit. Kini parasysh përfitimet e shkëmbimit të skedarëve përmes postës elektronike ose me përdorimi të shërbimeve të ruajtjes në re (Cloud).