Достапно на / Dispozicion në:
македонски (Macedonian)
English (English)
Privatësia juaj respektohet plotësisht kur vizitoni faqen tonë të internetit. Ne nuk mbledhim informacione personale për ju, përveç nëse vendosni të na dërgoni një email, në të cilin jepni vullnetarisht të dhënat tuaja personale (emrin, mbiemrin, informacione për kontak). Natyra e internetit është e tillë që ai mbledh në mënyrë pasive dhe automatikisht të dhëna për zakonet e përdoruesve të internetit, të cilat identifikohen përmes adresave të tyre IP (Internet Protocol). Këto IP adresa janë të ndryshme për çdo përdorues të internetit dhe caktohen nga ofruesit e shërbimit të internetit. Nuk mjafton vetëm IP adresa për të identifikuar një person, por në bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve të internetit mund të zbulohet saktësisht se kush është personi. Prandaj, IP adresa konsiderohet si dhënë personale dhe mbrohet me ligj.
Të dhënat personale të vizitorëve të faqes sonë të internetit që janë marrë për paraqitjen e raportit të incidentit të sigurisë, janë në dispozicion vetëm për ekipin MKD-CIRT, dhe vetëm për qëllimin e mësipërm. Ekipi i MKD-CIRT është ligjërisht i detyruar të mbajë konfidenciale të gjitha informacionet (përfshirë të dhënat personale) që do të merren gjatë kryerjes së detyrave të tij.
Ekipi i MKD-CIRT nuk mund të garantojë plotësisht privatësinë e komunikimeve elektronike, dhe për këtë arsye ju lutemi mos dërgoni informacione të ndjeshme personale me email.
Regjistrat e serverëve: Serverët tanë regjistrojnë automatikisht informacionin e vizitave në faqen tonë të internetit. Këto të dhëna janë tregues statistikorë që ne përdorim për të përmirësuar faqen e internetit, përmes të cilave gjurmojmë zakonet dhe preferencat e vizitorëve të faqes sonë të internetit, për të përmirësuar cilësinë e saj dhe shërbimet që ofron. IP adresa e juaj, lloji i shfletuesit, lloji i sistemit operativ, kohëzgjatja e vizitës në sajt dhe përmbajtja që shikoni regjistrohen si statistika të përgjithshme. Ne nuk i përdorim këto të dhëna në kombinim me asnjë të dhënë tjetër për të identifikuar individë të caktuar. Megjithatë, ne rezervojmë të drejtën t’i shqyrtojmë këto regjistrime dhe t’i përdorim të dhënat e regjistruara në to për arsye sigurie, si për shembull zbulimi i ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik MKD-CIRT. Krahasimi i këtyre të dhënave me të dhënat që disponojnë ofruesi i shërbimit të internetit (duke përdorur IP adresën) mund të identifikojë autorin e një krimi të tillë.
“Cookies” janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në kompjuterin tuaj për të monitoruar lëvizjen e shfletuesit tuaj nga faqja e internetit. Faqja MKD-CIRT ka vetëm këto lloje “Cookies” që zhduken pasi shfletuesi është fikur, ndryshe nga ato që mbeten të ruajtura në kompjuterin tuaj për vite apo edhe dekada. Me ndihmën e skedarëve të tillë, ekipi MKD-CIRT monitoron lëvizjen e vizitorëve të faqes së internetit, dhe në këtë mënyrë mbledh të dhëna se si të optimizohet dhe përmirësohet funksionaliteti i faqes. Këto skedarë nuk kanë të bëjnë me informacionin tuaj personal që na keni dhënë.